МОЖНОСТИ ЗА СОРАБОТКА

Thirrje për të aplikuar për grante / paketa për mbështetjen e shkollave

Projektin "Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i gjithpërfshirë" e zbatojnë Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore "Hap pas Hapi" së bashku me partnerët e saj Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Inkluzive "Inkluziva" dhe Shoqata për Ofrim të Shërbimeve Personave me Aftësi të Kufizuara “Hendimak”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit. Projekti është i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim të kontribuojë në përfshirjen e plotë dhe të barabartë të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat ​​fillore të rregullta, të cilat rriten në mjedise të sigurta, të hapura dhe të qasshme për të gjithë fëmijët dhe të përkushtuar në ofrimin e arsimit cilësor për fëmijët me nevoja të ndryshme arsimore. Elementi fillestar dhe kryesor i Projektit është ndarja e bursave për nxënësit me aftësi të kufizuara që janë regjistruar në klasat fillore në arsimin fillor.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është të inkurajojë dhe ndihmojë shkollat ​​ku mësojnë nxënësit me aftësi të kufizuara - përfituesit e bursave nga Projekti që të përmirësojnë inkluzionin dhe qasshmërinë e tyre. Në këtë kontekst, Projekti do të sigurojë mbështetje financiare për ato shkolla të rregullta fillore në të cilët mësojnë dy ose më shumë nxënës me aftësi të kufizuara - përfitues të bursave. Këto grante janë të dizajnuara për të përmirësuar qasjen fizike në shkollat dhe brenda tyre, socializimin, rekreacionin dhe rehabilitimin, që janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e mjediseve arsimore gjithëpërfshirëse.

Për këtë qëllim, Projekti shpall thirrje të hapur për grante/paketa për të mbështetur shkollat ​​e rregullta në të cilat regjistrohen dhe ndjekin rregullisht mësimet nxënësit me aftësi të kufizuara - përfitues të bursave. Gjatë Projektit, gjithsej 40 shkolla do të mbështeten me grante/paketa mbështetëse. Procesi i aplikimit do të bëhet në disa faza:

  • Dorëzohet Formular për të aplikuar që tregon llojin e mbështetjes së kërkuar, e njëjta shpjegohet shkurtimisht dhe jepen të dhëna për përvojën e shkollës në procesin e inkluzionit. Formularin mund ta gjeni KËTU (Formulari duhet të mbushet në gjuhën maqedonase. Nëse ju duhet ndihmë gjatë plotësimit të formularit mund të na kontaktoni).
  • Shkollat ​​që do të shprehin interes dhe do të paraqesin një Formular të plotësuar do të vizitohen nga stafi i Projektit në mënyrë që të konfirmohet nevoja e shkollës dhe nevojat e nxënësve - bursistë dhe nxënësve të tjerë me aftësi të kufizuara në atë shkollë. Gjithashtu, stafi i Projektit do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me prindërit e nxënësve - bursist në mënyrë që të sigurohet se shkolla praktikon praktika gjithëpërfshirëse pozitive dhe punon në krijimin e një klime gjithëpërfshirëse brenda shkollës.
  • Pas mendimit pozitiv nga stafi i Projektit dhe miratimin e Formularit të paraqitur, shkolla fillon me përgatitjen e përshkrimit të detajuar të ndërhyrjes që kërkohet për atë shkollë. Stafi i projektit është në dispozicion për të gjithë aplikuesit për t'i ndihmuar ata në shtjellimin e kërkesave të nevojshme programore, financiare dhe administrative në përshkrimin e detajuar.
  • Përshkrimi i detajuar duhet të dorëzohet për miratim tek Organi këshillues i Projektit.

Për t'u paraqitur për pjesëmarrje, shkollat ​​e interesuara duhet të plotësojnë këto kritere:

  • të kenë të regjistruar 2 ose më shumë nxënës me aftësi të kufizuara - përfitues të bursave nga Projekti;
  • të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj procesit të inkluzionit në arsimin e rregullt dhe përfitimin nga përmirësimi i propozuar për nxënësit me aftësi të kufizuara, duke paraqitur përvojën e tyre në formularin;
  • aktiviteti i propozuar mbështet qartë procesin e ndërtimit të një shkolle gjithëpërfshirëse dhe ka për qëllim përmirësimin e qasjes të ndërtesës së shkollës dhe/ose kushteve të mësimit;
  • në vazhdimësi të kenë qasje gjithëpërfshirëse dhe proaktive ndaj nxënësve me aftësi të kufizuara (me të dhëna për numrin e përgjithshëm të nxënësve që aktualisht ndjekin mësimin dhe të atyre që kanë mbaruar aty arsimin e tyre);
  • të tregojnë aktivitetet e ndërmarra dhe/ose masat për përmirësimin e cilësisë së arsimit për nxënësit me aftësi të kufizuara;
  • të bëjnë përpjekje shtesë dhe/ose të investojnë mjete për të përmirësuar kushtet dhe qasjen në shkollë për nxënësit me aftësi të kufizuara;
  • përfshijnë bashkësinë lokale dhe palët e interesuara në përmirësimin e kushteve arsimore për të gjithë fëmijët, duke përfshirë edhe nxënësit me aftësi të kufizuara, dhe në sigurimin e mjeteve shtesë.

Një shkollë mund të fitojë vetëm një grant/paketë për mbështetje. Shuma e grantit/paketës për mbështetje varion midis 1000-5000 EUR dhe do të varet nga përmbushja e kritereve të mësipërme.

Aplikimet mund të dorëzohen duke filluar nga publikimi i shpalljes më 30 nëntor, viti 2020 e deri më 30 shtator të vitit 2021. Aplikimet do të vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme. Formulari i aplikimit mund të dorëzohet në Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore "Hap pas Hapi" në adresën Partizanski Odredi 72a (mezanin), Shkup, personalisht ndërmjet orës 08 dhe 15, me postë, ose të skanuar në postën elektronike: Оваа е-адреса е заштитена од спамботови. Треба да ви е овозможено JavaScript за да ја видите. 

Për të gjitha informatat shtesë mund të na kontaktoni në: Оваа е-адреса е заштитена од спамботови. Треба да ви е овозможено JavaScript за да ја видите. ose:
Elena Mishiq në 070 398 769
Branka Xhajkovska në 075 475 891
Deniz Sulejman në 071 244 697

ПАРТНЕРИ

USAID OSI Member of ISSA-logo-final FOSIM
Save the children EU DIC Биро за развој на образованието