Shpallje për ndarjen e bursave për fëmijët me aftësi të kufizuara

Projektin “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i githëpërfshirë” e realizon Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” bashkë me partnerët e vet Shoqata për Promovim dhe Zhvillim të Shoqërisë Gjithpërfshirëse “Inkluziva” dhe Shoqata për Ofrim të Shërbimeve Personave me Aftësi të Kufizuar “Hendimak”. Projekti është i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, ndërsa është i financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt ka për qëllim të sigurojë përfshirje të plotë dhe të barabartë të fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkollat e rregullta fillore të cilat rriten në mjedise të sigurta që janë të hapura dhe me qasje për të gjithë fëmijët si dhe të angazhuara për të siguruar edukim cilësor për fëmijët me nevoja të ndryshme arsimore. 

Si pjesë e këtij projekti do të ndahen bursa për nxënësit me aftësi të kufizuara të cilët në vitin shkollor 2020/2021 do të regjistrohen në klasën e parë ose do të vazhdojnë shkollimin e tyre në klasën e dytë. Qëllimi i këtyre bursave është të mbështesin familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara në tejkalimin e kostove që lidhen me arsimimin e tyre, materiale shkollore, pajisje të specializuara, aktivitete jashtëshkollore, asistentë për ndihme/arsim, harxhime për terapi, harxhime transporti dhe nevoja tjera specifike të ngjashme, dhe në të njëjtën kohë të mbështesë vendimin për regjistrimin proaktiv dhe të intensifikuar të nxënësve me aftësi të kufizuara në shkollat ​​e rregullta.

Këtë vit, bursa do t’u ndahen gjithsej 300 nxënësve. Shuma e bursës mujore është 50 EUR në kundërvlerë të denarit, ndërsa numri i muajve në të cilët do të ndahen bursat do të varet nga kohëzgjatja e vitit shkollor sipas rekomandimeve nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit. Mbajtja e bursës në vitin e ardhshëm shkollor varet nga rregullsia e nxënësit në shkollë dhe transferimi i suksesshëm në klasën tjetër, kështu që marrëveshjet për bursa do të vazhdohen edhe për vitin e ardhshëm shkollor.

Përfshirja dhe rregullsia në orë është thelbësore për mbajtjen e bursës. Pritshmëritë për rregullsinë e nxënësve me aftësi të kufizuara do të përcaktohen individualisht për secilin nxënës në konsultim me ekipin gjithëpërfshirës në shkollë dhe me një ekspert për fëmijët me aftësi të kufizuara të cilët do të përfshihen edhe në përzgjedhjen e bursistëve. Plani i rregullsisë gjithashtu do të marrë parasysh rekomandimet në lidhje me pandeminë me KOVID-19 dhe mënyrën se si nxënësi do të ndjekë mësimin (me distancë ose me prani fizike). Rregullsia e nxënësve do të monitorohet vazhdimisht dhe raportet mbi rregullsinë do të përgatiten në baza mujore.

Mjetet e bursave i jepen prindërit/tutorit të nxënësit.

Fëmijët që plotësojnë kriteret themelore të mëposhtme kanë mundësinë të aplikojnë:

  • Të kenë dokumentacionin për llojin dhe shkallën e aftësisë së kufizuar (gjetja dhe mendimi),
  • Të jenë fëmijë me aftësi të kufizuar të cilët në vitin shkollor 2020/2021 do të regjistrohen në klasën e parë ose do të vazhdojnë shkollimin e tyre në klasën e dytë.
  • Të obligohen për ndjekjen e rregullt të mësimit, varësisht nga mundësitë individuale dhe në pajtim me rekomandimet për ndjekjen e sigurtë të mësimit në kushte të pandemisë KOVID-19.
  • Të mos jenë përfitues të ndonjë burse të dhënë nga institucion apo kompani tjetër.
  • Prindi/Tutori që aplikon në emër të kandidatit për bursë të mos jetë i privuar nga e drejta prindërore.

 

Për definimin e një fëmije me aftësi të kufizuar shfrytëzohet kuptimi i aftësisë së kufizuar i përcaktuar në Rregulloren e vlerësimit të llojit dhe shkallës së aftësisë së kufizuar të personave në zhvillimin mendor dhe fizik dhe ka të bëjë me:

  • Personat me shikim të dëmtuar (me shikim të dobët dhe të verbër)
  • Personat me dëgjim të dëmtuar (me dëgjim të dobët dhe të shurdhër)
  • Personat me pengesa të zërit, të folurit dhe gjuhësore
  • Personat me pengesa në zhvillimin fizik
  • Personat me pengesa në zhvillimin mendor (të lehtë, të moderuar, të rëndë dhe të thellë)
  • Personat me autizëm dhe çrregullime tjera pervazive në zhvillim
  • Persona me më tepër lloje të aftësisë së kufizuar (persona me pengesa të kombinuara në zhvillim).

 

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

  • Аplikacioni për bursë nga projekti “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i gjithëpërfshirë”. Aplikacionin mund ta zbritni KËTU, dhe atë duhet ta plotësoni dhe ta nënshkruani.
  • Vërtetimi prej shkollës si nxënës i rregullt në klasën e parë apo të dytë në vitin shkollor 2020/2021, me vulë dhe nënshkrim nga shkolla.
  • Dokumentacioni për llojin dhe shkallën e aftësisë së kufizuar (gjetje dhe mendimi).

 

Në rast se në konkurs paraqiten më shumë se 300 nxënës që plotësojnë kriteret themelore, përparësi do t'u jepet atyre fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilët:

  • Do të regjistrohen në klasën e parë ose do të vazhdojnë shkollimin e tyre në klasën e dytë në shkollat e rregullta fillore
  • Fëmijët e prindërve vetëmbajtës
  • Fëmijët me një apo dy prindër të papunësuar
  • Fëmijët nga familje me të ardhura në nivel të rrogave minimale
  • Fëmijët e vendosur në familje kujdestare
  • Fëmijët që vijnë nga familje me shumë fëmijë
  • Fëmijët që kanë një anëtar tjetër me aftësi të kufizuar në familjen e ngushtë
  • Përfaqësimi i barabartë gjinor i fëmijëve bursistë do të merret parasysh.

Projekti mban të drejtën të vendos edhe kritere tjera plotësuese të arsyeshme për selektimin e bursistëve në rast të paraqitjes të një numri më të madh të aplikacioneve apo kandidatëve që i plotësojnë kriteret themelore apo plotësuese të sipërshënuara. Me kërkesë të projektit, vërtetësia e të dhënave të shënuara në aplikacion do të duhet të verifikohet nga dokumente shtesë.

Dokumentet duhet të dorëzohen më së voni deri me 30 shtator 2020 (e martë), ora 16.00:

  • deri te Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” në Partizanski Odredi 72а (mezanin), Shkup, personalisht prej ora 8 deri 16, përmes postës (për aplikacionet e dërguara me postë gjatë dorëzimit do të llogaritet koha e dërgimit të aplikacionit), ose të skenuara në e-mail adresën vijuese: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.,
  • deri te Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive “Inkluziva”, Rr. Pionerska 29 1/1, 1300 Kumanovë (pranë Laboratorit DR. Stojamnovski) , personalisht prej ora 08:30 deri 16:30, përmes postës ose të skanuara në e-mail adresën vijuese: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
  • deri te Shoqata për ofrim të shërbimeve personave me aftësi të kufizuar “Hendimak”, Rr. Braqa Miladinovi 402; А2 1/2, 1200 Tetovë (përballë shkollës Tekstile) , personalisht prej ora 08:30 deri 16:30, përmes postës ose të skanuara në e-mail adresën vijuese: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Për rezultatet e konkursit, kandidatët do të informohen përmes postës elektronike (në adresën e shënuar në aplikacion)

Për çdo informatë plotësuese na kontaktoni në: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose në 072 307 326.

Informatë plotësuese:

Familjet e kandidatëve të cilët do të fitojnë bursën nuk e humbin të drejtën e ndihmës minimale të garantuar në pajtim me Nenin 4 nga “Rregullorja për mënyrën e realizimit të drejtës për ndihmën e garantuar minimale...” (Gazeta zyrtare e RMV, nr. 109 nga 28.5.2019): Gjatë realizimit dhe shfrytëzimit të ndihmës së garantuar minimale bursat nuk konsiderohen si të ardhura.

Telefonat për informata plotësuese ose për marëveshje për dorëzimin e dokumentave:

  • Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi”  - 072 307 326.
  • Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive “Inkluziva”- 076 279 663.
  • Shoqata për ofrim të shërbimeve personave me aftësi të kufizuar “Hendimak” - 070 256 926.

PARTNERS

USAID OSI Member of ISSA-logo-final FOSIM
Надеж EU DIC Биро за развој на образованието