Le ta shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Shkrim- Leximit

8 shtatori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Shkrim- Leximit nga ana e UNESKO-s më vitin 1966. Për herë të parë është shënuar vitin pasardhës, pra në vitin 1967 dhe prej atëherë festohet në shumë vende të botës. Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare e Shkrim - Leximit është që të theksohet rëndësia e shkrim- leximit tek individët, bashkësia dhe shoqëria në përgjithësi.
Këtë vit, Asociacioni Ndërkombëtar i Leximit (The International Reading Association) në bashkëpunim me NASËN, shënon Ditën Ndërkombëtare e Shkrim- Leximit nëpërmjet nismës, ku bashkon shkrim- leximin dhe njohuritë për gjithësinë.
Qëllimi i kësaj nisme është që nxënësve t’iu ndihmojmë të fitojnë shprehi të të lexuarit dhe të dinë shkrim-lexim, kështu që në periudhë prej 60 ditësh, duke filluar nga 8 shtatori, çdo ditë nga 60 sekonda shtesë do t’iu përkushtohen aktiviteteve të ndryshme për përsosjen e shkrim- leximit. Një pjesë e aktiviteteve janë: formulimi i fjalëve nga shkronja të caktuara, lexim i shpejt ose të shkruarit e përrallave dhe këngëve me tema të caktuara.
Ftojmë dhe inkurajomë të gjithë të jenë pjesë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shkrim- Leximit dhe të përhapin porosinë se  duke zhvilluar shprehin e leximit, shkrimit, dëgjimit dhe bisedimit kontribuojmë për suksesin  mëtutjeshëm tek nxënësit. Dhe se për këtë duhen vetëm 60 sekonda në ditë!


Më shumë informacione për këtë nismë, si dhe për aktivitet konkrete të përsosjes të shkrim- leximit do të gjeni në: http://www.reading.org/international-literacy-day-2014/home

ild-activity-kit Page 01

PARTNERËT

USAID OSI Member of ISSA-logo-final FOSIM
Надеж EU DIC Биро за развој на образованието