Le të flasim për shkrim-leximin! Intervistë me Aleksandra Pavllovska për bashkësitë për mësim

mrezen nastan 2Zhvillimi i vazhdueshëm profesional tek arsimtarët më shpesh kryhet në formën e trajnimeve njëditore dhe shumëditore, punëtorive apo konferencave. Por, nuk duhet të anashkalojmë fuqinë e diskutimeve joformale me kolegët, shkëmbimin e përditshëm të përvojave në suazat e kolektivit, mbikëqyrjen e ndërsjellë të orëve dhe mënyrat e tjera për të mësuar dhe zhvilluar me kolegët dhe prej kolegëve në suazat e një shkolle. Bashkësitë për të mësuar janë hapësirë për shkëmbim të ideve dhe mësim midis kolegëve në një shkollë. Deri më tani, në suazat e Projektit të USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” janë formuar dhe punojnë aktivisht bashkësitë për mësim në 65 shkolla fillore në shtet. Para pak kohësh kemi botuar edhe një doracak me të gjitha drejtimet dhe materialet e nevojshme për të krijuar dhe mirëmbajtur një bashkësi për të mësuar me shpresë se shumica e shkollave dhe pjesa e tjerë e shkollave do të formojnë me vetiniciativë bashkësi për të mësuar në shkollën e vet. Doracaku në formë elektronike gjendet KËTU, kurse ekipi i projektit është në dispozicionin për mbështetje për të gjithë që dëshirojnë të formojnë bashkësinë e vet të mësimit. Për aktivitetet dhe dobitë e anëtarësimit në bashkësinë e mësimit, flasim me Aleksandra Pavllovskën. Aleksandra është arsimtare në ciklin e ulët në SHFK “Hristijan Karposh” – Kumanovë ku punon prej 8 vjetësh. Nga viti 2015, kur kjo shkollë u përfshi në aktivitetet e Projektit të USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës”, dhe punon aktivisht në bashkësinë e tyre për mësim koordinatore e të cilës është Aleksandra.  

Aleksandra, në shkollën tuaj bashkësia për mësim funksionon nga viti 2015. Sa anëtarë ka, sa shpesh mblidheni dhe për cilat pyetje diskutoni më shpesh?

Në SHFK “Hristijan Karposh”, Kumanovë ka 80 arsimtarë gjithsej, prej të cilëve 36 janë arsimtarë në ciklin e ulët dhe të gjithë arsimtarët e ciklit të ulët janë anëtarë të bashkësisë për mësim. Në suazat e bashkësisë sonë mblidhen minimum një herë në muaj, kurse nëse është e nevojshme këtë e bëjmë edhe më shpesh. Takimet janë gjithmonë konstruktive dhe lidhen me diskutime dhe propozime të hapura për tejkalimin e sfidave të caktuara në arsim dhe janë të llojit të realizimit të aktiviteteve të zhvillimore, pranimi i teknikave dhe strategjive të reja dhe të provuara nga nxënësit, aha momentet, atmosfera në klasa, përpunimi i instrumenteve etj.

Cili është roli juaj si koordinator i bashkësisë për të mësuar?

zaednica za ucenjeRoli im në këtë bashkësi për mësim është të nxit, drejtoj, ndihmoj, bashkëpunoj, shkëmbej dhe mësoj me dhe prej arsimtarëve të ciklit të ulët në SHFK “Hristijan Karposh” – Kumanovë me qëllim që të përmirësohet shkrim-leximi matematikor dhe gjuhësor te nxënësit, duke përfshirë edhe familjet në procesin arsimor dhe përmirësimin e kompetencave te arsimtarët për zbatim të teknikave inovuese në mësimdhënie. Gjithashtu. konsideroj se është shumë i rëndësishëm dhe bashkëpunimi me kolegët nga shkollat e tjera si në qytet, ashtu edhe më gjerë. Prandaj shpesh takohemi me kolegë nga shkolla të ndryshme dhe bisedojmë dhe shkëmbejmë së bashku ide dhe praktika pozitive për përmirësim të mësimdhënies dhe organizojmë orë të përbashkëta me kolegë nga shkolla të ndryshme të qytetit. Njohuritë dhe përvojën e fituar i prezantoj në bashkësinë tonë për të mësuar nëpërmjet organizimit të orëve të hapura dhe mbikëqyrëse, takimeve, bisedave, mentorimit, organizimit të aktiviteteve të projektit, hulumtime e të tjera.

Çfarë është për ju portofoli zhvillimor? Çfarë dëshmish për zhvillim profesional mund të përmbajë dhe për se mund ta përdorin arsimtarët?

Untitled collage

Nga përvoja ime personale flas se arsimtarët janë të mbingarkuar me shumë punë administrative dhe janë të mbuluar me shumë letra për të cilën shpesh dhe nuk janë të vetëdijshëm se e kanë apo për se u shërben. Konsideroj se çdo arsimtar duhet të ketë instrumente, plane... të renditura sistematikisht të cilat do të jenë në funksion të tij për përmirësim të kompetencave personale dhe arritjeve të nxënësve në klasë, kurse jo vetëm sa “të gjenden” apo sepse dikush i ka kërkuar prej nesh – pra ky është portofoli zhvillimor. Datotekë e rregullt dhe e lehtë për përdorim (CV e arsimtarit me informacione, vërtetime dhe certifikata prej të gjitha trajnimeve të mbajtura, punëtorive, konferencave, shpërblimeve të nxënësve, planin/vizionin e vet i cili përmban të dhëna të llojit të trajnimeve për të cilat kemi nevojë që të jemi më të suksesshëm ose se ku e shohim vetveten pas disa vitesh, refleksione dhe shënime të llojit të analizave SWOT) e cila do të na japë një pamje të qartë se deri ku jemi dhe me revizionin dhe analizën e të cilës do të kemi pamje të qartë se çfarë duhet të ndërmarrim apo shfrytëzojmë më tej në planin e karrierës. 

Çfarë aktiviteti zhvillimor keni punuar ju deri më tani?

Untitled collage 2Aktivitetin zhvillimor që po e punoj momentalisht quhet “Matematika e harmonishme” dhe ka për qëllim ta përmirësojë meta-kognicionin te nxënësit, të kenë dashuri për matemarin, të mësojnë se ajo gjendet kudo reth nesh, të mendojnë logjikisht gjatë zgjidhjes së problemeve dhe ushtrimeve matematikore, gjithashtu të pasurohet edhe datoteka me praktika pozitive në shkollë nga shkrim-leximi matematikor, të përpunojnë instrumente, plane dhe fletë për mësimdhënie të cilat do të jenë të dobishme për të gjithë arsimtarët e ciklit të ulët në shkollë dhe do të krijohen materiale të rej apër përmirësimin e shkrim-leximit matematikor.  

Çfarë aktivitetesh zhvillimore kanë punuar kolegët tuaj – anëtarë të bashkësisë për mësim?

Duke pasur parasysh se në bashkësinë tonë për mësim janë të anëtarësuar 36 mësues dhe ata janë me përvojë, të përkushtuar dhe inovativë, profesionalistë të vërtetë në fushën e vet të veprimit, punohen shumë aktivitete zhvillimore të ndryshme të cilat lidhen me përmirësimin e shkrim-leximit matematikor dhe gjuhësor si: përmirësimi i njohurive te nxënësit për vargjet e numrave, përkryerja e teknikës së mbledhjes dhe zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit nëpërmjet strategjive për to, fitimin e njohurive praktike trupat dhe figurat gjeometrike, përmirësimi i shkathtësive për zgjidhjen e ushtrimeve tekstuale, përmirësimi i shkathtësive për lexim, lexim logjik, shkrim, ritregim apo tregim, zmadhim të interesit për leximin e librave jashtëshkollorë dhe literaturës tjetër.

Cilat janë sfidat më të mëdha, kurse cilat janë fitimet që i keni hasur deri më tani në suazat e klasës suaj në lidhje me bashkësinë tuaj për mësim?

Në fillim gjatë formimit të bashkësisë për mësim kishim shumë pyetje të llojit, pse bashkësi për mësim, çfarë është ajo, a duhet të marrim pjesë, çfarë duhet të punojmë PLUS, pse...? Me kalimin e kohës çdo gjë erdhi në vendin e vet sepse kjo nuk është asgjë e re asgjë PLUS por është vetëm veprim, mbështetje dhe bashkëpunim i përbashkët i organizuar dhe sistematik midis mësuesve të klasave të tjera. Mjetet e ofruar në doracak janë kryesisht organizatorë grafikë të cilët na i lehtësojnë punën administrative, gjithnjë edhe më shumë arsimtarë nxiten të flasin për sfidat me të cilat ballafaqohen dhe thellohet dhe përforcohet bashkëpunimi midis arsimtarëve në shkollë.

Cilat janë të mirat nga çdo aktivitet për nxënësit? A është vënë re përmirësim i shkrim-leximit matematikor dhe gjuhësor lidhur me ndonjë prej aktiviteteve zhvillimore?

Çdo arsimtar mban evidencë për arritjet dhe përmirësime e arritura me nxënësit e vet në formën e shënimeve anekdota, analiza apo përsëri “aha momente”. Ne jemi krenarë për arritjet për të cilat kemi biseduar në takimet tona të përbashkëta. Dëshmi për këtë janë shpërblimet në gara, rezultatet e vlerësimeve të shkrim-leximit fillestar matematikor dhe gjuhësor me EGRA dhe EGMA dhe kënaqësinë që e vëmë re te nxënësit. Ndërsa një nxënës i lumtur është edhe nxënës i suksesshëm.

Cilat janë planet për të ardhmen në bashkësinë tuaj për mësim? 

Planifikojmë të vazhdojmë me të njëjtën dinamikë dhe të punojmë në:
- ndërmarrjen e aktiviteteve për identifikim dhe qasje të sistematizuar, përpiluar, individuale në punën me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore (nxënësit e talentuar dhe nxënësit me probleme në të mësuar) së bashki me shërbimin profesional të shkollës dhe me prindërit;
- pasurimin e datotekës për praktika pozitive në suazat e shkollës dhe më gjerë;
- rishqyrtimin e rregullt të planifikimeve zhvillimore të arsimtarëve dhe zgjerimin e tyre me aktivitete të përcaktuara qartë;
- nxitjen e prindërve për përfshirje në bashkësinë për të mësuar me propozimet, shembujt dhe praktikat e vete pozitive nga puna me fëmijët në shtëpi.

 mrezen nastan

 

PARTNERËT

USAID OSI Member of ISSA-logo-final FOSIM
Надеж EU DIC Биро за развој на образованието