Për Fondacionin


Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” – Maqedonia e mbështet zhvillimin e shoqërisë së hapur duke realizuar aktivitetet në fushën e arsimit, artit, kulturës, botimit, si dhe të drejtave të njeriut (fëmijëve) dhe shoqërisë qytetare. Fondacioni, udhëheq, koordinon, merr pjesë dhe zbaton drejtpërdrejt aktivitete të cilat promovojnë inovacione, përparim dhe zhvillim të punës në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë.
Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” – Maqedonia është themeluar si organizatë joqeveritare me qëllim që të vazhdojë aktivitetet e programit arsimor rajonal “Hap pas hapi”, i cili filloi të realizohet në vitin 1994 nga Instituti Shoqëria e Hapur në Nju-Jork dhe Universiteti “Xhorxhtaun” në Uashington.
Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” – Maqedonia është pjesë e Asociacionit Internacional “Hap pas hapi”/ International Step By Step Association (ISSA) dhe në veprimtarinë e vet i mbështet dhe i ndjek tërësisht parimet e ISSA-s për realizim të praktikës cilësore pedagogjike.
1. Interaksion i shoqëruar me kuptim dhe me respekt midis të rriturve dhe fëmijëve, si dhe në marrëdhëniet midis fëmijëve;
2. Përfshirje të familjes dhe bashkësisë në arsimin e fëmijëve;
3. Inkluzion, respektim i dallimeve dhe vlerave të demokracisë për çdo fëmijë dhe për familjen e tij;
4. Vlerësim dhe planifikim për një proces cilësor arsimor;
5. Strategji dhe teknika për të mësuar të cilat nxitin kërshërinë, hulumtimin, mendimin kritik dhe bashkëpunimin;
6. Krijimi i mjedisit të sigurt dhe kreativ për të mësuar;
7. Zhvillim i përhershëm profesional dhe profesional i arsimtarëve.

Misioni

Misioni i Fondacionit për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” Maqedonia është të përpilojë, zhvillojë dhe zbatojë programet të cilat e përparojnë arsimin dhe kulturën në shoqërinë bashkëkohore si një faktor kryesor për zhvillim arsimor, kulturor, ekonomik dhe social. Fondacioni “Hap pas hapi” zbaton programe në kopshte, shkolla fillore dhe institucione të tjera arsimore dhe kulturore, mbështet qasje inovative dhe synon në mënyra të ndryshme t’i zmadhojë mundësitë për arsimim të fëmijëve dhe t’i ndihmojë që ta realizojnë potencialin e tyre të tërësishëm.

Qëllimet strategjike
⦁ Nxitja e proceseve demokratike në arsimin e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve;
⦁ Ndërtimi i marrëdhënieve partnere me institucionet qeveritare, pushtetet lokale, organizatat lokale dhe ndërkombëtare, institucionet përgjegjëse për arsimimin e kuadrit të ardhshëm arsimtar, shkollat dhe kopshtet;
⦁ Promovimi dhe mbështetja e iniciativave arsimore bashkëkohore të drejtuara kah nevojave të fëmijëve;
⦁ Përfaqësimi i zhvillimit të vazhdueshëm profesional të punëtorëve të arsimit;
⦁ Përforcimi i vetëdijes publike për nevojat e fëmijëve romë dhe fëmijëve nga grupet e tjera pakicë, e fëmijëve nga familjet e rrezikuara sociale-ekonomike, e fëmijëve nga rajonet e largëta rurale dhe e fëmijëve me nevoja të veçanta;
⦁ Botimi i doracakëve për zhvillim profesional të arsimtarëve, libra me ilustrime për fëmijë dhe materiale të tjera edukative dhe promovuese;
⦁ Nxitja e familjeve dhe e bashkësisë lokale për të marrë pjesë në procesin e arsimimit të fëmijëve;
⦁ Krijimi i mundësive të ndryshme për shprehje kreative të fëmijëve.

PARTNERËT

USAID OSI Member of ISSA-logo-final FOSIM
Надеж EU DIC Биро за развој на образованието