PROJEKTI I USAID-IT "Leximi ju bën udhëheqës"

Shkathtësitë matematikore dhe gjuhësore, të cilat zhvillohen që në fazat më të hershme të arsimit, janë kyçe për suksesin e mëtejshëm të nxënësit brenda dhe jashtë klasës. Leximi jo vetëm që është shkathtësi kyçe në jetë, por është i domosdoshëm edhe për përvetësimin e lëndëve të tjera shkollore. Nxënësit të cilët në klasat më të ulëta nuk kanë arritur të mësojnë të lexojnë rrjedhshëm, më vonë nuk mund ta përdorin leximin si instrument për përvetësim të lëndëve të tjera, duke mbetur kështu pas moshatarëve të tyre, kurse problemi i tillë me kalimin e kohës vetëm zmadhohet.

Një prej treguesve kryesorë të cilët flasin qartë për nevojën e përmirësimit të këtyre shkathtësive te nxënësit në Maqedoni janë edhe arritjet e tyre të dobëta të treguara në studimet ndërkombëtare për gjuhë amtare, matematikë dhe shkencë siç janë TIMS, PIRLS dhe PISA, ku jemi nën kufirin e standardeve dhe qëllimeve ndërkombëtare. Nga ana tjetër, përsëri, në shtetin tonë deri më tani nuk janë bërë matje të rregullta të arritjeve në gjuhën amtare dhe matematikë që në klasat e fillores, kurse kjo pa dyshim që do të kontribuojë në diagnostifikimin e hershëm të gjendjes dhe gjetjen e mënyrave për përmirësim.

Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” është krijuar me qëllim që të gjenden përgjigjet përkatëse për këto sfida. Projekti ka për qëllim të vlerësojë shkrim-leximin gjuhësor dhe matematikor të nxënësve nga klasat e fillores, të përmirësojë shkathtësitë pedagogjike të arsimtarëve dhe të ngrejë vetëdijen e të gjithë komunitetit mbi rëndësinë e këtyre kompetencave themelore te fëmijët.

Në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe me institucionet e tjera arsimore, punojmë me nxënësit e klasave të ciklit të ulët të të gjitha shkollave të fillores, me kuadrin arsimor, prindërit dhe bashkësinë lokale.
Me qëllim që ta vlerësojmë dhe përmirësojmë shkrim-leximin fillestar te nxënësit në të gjithë shtetin, zbatojmë një qasje gjithëpërfshirëse ku aktivitetet e projektit zbatohen nëpërmjet pesë komponentëve të cilët plotësojnë njëri-tjetrin:

1. Vlerësimi i dijes nga lënda e gjuhës dhe matematikës
2. Zhvillimi profesional
3. Komunitetet për mësim
4. Resurset digjitale për mësim
5. Përfshirja e familjes dhe komunitetit

Në kapitujt e ndarë për komponentët mund të lexoni më shumë për synimet dhe aktivitetet e planifikuara për çdo komponentë, si dhe për mundësitë e përfshirjes tuaj në projekt.

Informatat në këtë faqe interneti nuk janë informata zyrtare të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së ShBA-ve.

PARTNERËT E PROJEKTIT

 

USAID MON logo DIClogo
 Градска Библиотека Скопје Биро за развој на образованието MKC logo