PËRFSHIHUNI

Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” ofron aktivitete interaktive dhe kreative për përfshirjen tuaj, si dhe për të kontribuar në përmirësimin e aftësive gjuhësore dhe matematikore të nxënësve të ri.

Nëse jeni prind

Familjet janë ndikimi i parë dhe më i qëndrueshëm në zhvillimin e fëmijës. Mund të jepni kontribut duke e ndihmuar shkollimin e fëmijës tuaj në shkollë, si dhe t’i ndihmoni të mësojë në shtëpi. Andaj:

  • Lexoni së bashku me fëmijën tuaj çdo ditë. Klikoni këtu që të shkarkoni udhëzime se si të lexoni dhe bisedoni për të lexuarit me fëmijën tuaj;
  • Inkurajoni fëmijën tuaj të lexojë së bashku me ju;
  • Ju jeni shembull për fëmijën tuaj – fëmija duhet t’u shohë më shpeshë duke lexuar Ruani librat dhe revistat në shtëpinë tuaj;
  • Së bashku me fëmijën tuaj përpilloni ndonjë libër me ilustrime nga materiale që i keni në shtëpi. Klikoni këtu që t'i shkarkoni udhëzimet për krijim të librave me ilustrime; 
  • Përcjellni rregullisht pjesën Risi dhe ngjarje në ueb-faqen tonë, për t’u informuar mbi aktivitetet e planifikuara të projektit;
  • Vizitojeni Bibliotekën tonë dhe incizoni materialet dhe aktivitetet tjera.

Nëse jeni vëlla/motër i moshuar ose anëtar tjetër i familjes me nxënës të ri

  • Bëni përpjekje që të lexoni sa më shpeshë libra për ngjyrosje dhe libra së bashku;
  • Inkurajoni fëmijën të lexojë me ju;
  • Vizitoni së bashku bibliotekën;
  • Dhuroni fëmijës libra për ngjyrosje dhe libra, për ditëlindje dhe raste tjera;
  • Shfrytëzoni çdo rast takimi, për të kontrolluar në mënyrë zbavitëse sa ka avancuar ai ose ajo në gjuhë dhe matematikë në ndërkohë;
  • Përcjellni rregullisht pjesën Risi dhe ngjarje në ueb-faqen tonë, për t’u informuar mbi aktivitetet e planifikuara të projektit;
  • Vizitojeni Bibliotekën tonë dhe incizoni materialet dhe aktivitetet tjera.

Nëse jeni përfaqësues i shkollës

  • Përcjellni rregullisht pjesën Risi dhe ngjarje në ueb-faqen tonë, për t’u informuar mbi aktivitetet e planifikuara të projektit;
  • Vizitojeni Bibliotekën tonë dhe incizoni materialet dhe aktivitetet tjera.

Nëse jeni përfaqësues i bashkësisë

  • Përcjellni rregullisht pjesën Risi dhe ngjarje në ueb-faqen tonë, për t’u informuar mbi aktivitetet e planifikuara të projektit;
  • Vizitojeni Bibliotekën tonë dhe incizoni materialet dhe aktivitetet tjera.

Edhe në qoftë se shkolla e juaj nuk është përzgjedhur për përfshirje direkte në ndonjërën prej tre fazave të projektit, prapëseprapë ekziston mundësia e përfshirjes në aktivitetet tona. Biblioteka e jonë në rrota dhe Karvani lexues mund ta vizitojnë shkollën tuaj dhe bashkësinë lokale. Nëse jeni të interesuar për aktivitetet e këtilla, kontaktoni Ana Dimovskën:

e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
telefon: + 389 2 30 77 900
cel: +389 72 30 73 29 

ose plotësojeni formularin për kontakt më poshtë: 

captcha
Ngarko

 

Informatat në këtë faqe interneti nuk janë informata zyrtare të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së ShBA-ve.

PARTNERËT E PROJEKTIT

 

USAID MON logo DIClogo
 Градска Библиотека Скопје Биро за развој на образованието MKC logo