Kyçuni në shënimin e Ditës Botërore të Përrallave

Ishte siç na ishte...para shuuuumë shuuumë vitesh (në vitin 1991) në një vend shuuumë të largët (në Suedi), më 20 mars, dita e ekuinoksit dhe dita kur vjen pranvera, për herë të parë u shënua Dita e Përrallave. Çdo vit, më shumë vende nga Europa dhe gjithë bota kyçen në festimin e kësaj dite.  

Qëllimi i Ditës Botërore e Përrallave është të festohet rrëfimi gojor i përrallave. Për atë qëllim, në 20 mars, në shumë vende në botë, njerëzit dëgjojnë dhe rrëfejnë përralla nga jeta bashkëkohore, por edhe nga foklori, kulrura dhe tradita lokale.   

Çdo vit, Dita Botërore e Përrallave ka temë të ndryshme. Vitin e kaluar, rrëfyem përralla për përbindësh dhe kuçedra, kurse tema për 2015 është: "Dëshirat tona - kemi ëndrra të mëdha dhe duam t'i ndajmë me të gjithë!"

Kjo është mundësi e shkëlqyer për të gjithë arsimtarë, prindër, gjyshit dhe gjyshet t'u rikujtohen përrallave të foklorit dhe të kulturës tonë të pasur, dhe t'iu rrëfejnë fëmijëve. Tema e këtij viti mund të shërbejë si udhërrëfyes, por mos ju përkufizojë! Me këtë, edhe ne do të bëhemi pjesë e festimit global të Ditës Botërore të Përrallave dhe do të kontribuojmë për kultivimin e traditës sonë të pasur me përralla popullore dhe trashëgimin e tyre te gjeneratat e reja.

Për më shumë informacione rreth festimit global të Ditës Botërore të përrallave, në gjuhën angleze, klikoni këtu.

светски ден на раскажувањето 2014Në vitin 2014, Projekti i USAID-it "Leximi ju bën udhëheqës" e festoi Ditën e Përrallave në Bibliotekën e Qytetit të Shkupit "Vëllezërit Milladinov", ku aktorët Martin Jordanoski dhe Sonja Stambolxhioska me nxënës prej disa shkollave fillore në Shkup rrëfyen përralla për përbindësh dhe kuçedra.  

Në 20 mars shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Teatrit të Fëmijëve. Çfarë përkim i mrekullueshëm, jo?   

PARTNERËT

USAID OSI Member of ISSA-logo-final FOSIM
Надеж EU DIC Биро за развој на образованието