"Le të flasim për shkrim-leximin!" - Intervistë për ndikimin e varfërisë mbi arsimin

Numri i madh sfidave ekonomike dhe sociale të cilat, midis të tjerash, janë pasojë e një recesioni më të gjatë në ekonomi dhe një demokracie jostabile, janë dukuri e shpeshtë në shtetet e Ballkanit, por edhe të rajonit më të gjerë.  Statistikat dëshmojnë se në rajon ekziston një përqindje e lartë e popullatës e cila jeton në rrezik nga varfëria dhe margjinalizimi social. Nga ana tjetër, një numër i madh studimesh vërtetojnë se statusi social-ekonomik në masë të madhe ndikon drejtpërdrejt mbi suksesin akademik të nxënësve. Duke pasur parasysh këtë fakt, Rrjeti i qendrave për krijimin e politikave arsimore (Network of Education Policy Centres -NEPC) ka organizuar një shkollë verore me temë “Ndikimi i varfërisë mbi arsimin”. Shkolla verore u mbajt në Kosovë në periudhën nga 2 deri më 8 korrik 2017 dhe në të morën pjesë hulumtues nga fusha e arsimit, praktikues dhe përfaqësues nga organizata joqeveritare nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Mongolia, Turqia dhe Maqedonia, duke përfshirë edhe Fondacionin “Hap pas hapi” – Maqedonia. NEPC është organizata ndërkombëtare joqeveritare me seli në Zagreb, Kroaci ku janë të anëtarësuara 24 organizata nga 18 shtete. Misioni i NEPC-së është promovimi i arsimit fleksibil, participues dhe transparent, kurse prej vitit 2008 organizojnë edhe shkolla verore mbi tema të ndryshme. Me këtë rast biseduam me Lana Jurko, drejtoreshën e përgjithshme të NEPC-së dhe Radmilla Rangellov Jusiviq, drejtoreshë e përgjithshme e Qendrës për Iniciativa Edukative “Hap pas hapi” – BeH, e cila ishte një prej trajnuesve në shkollën verore.

Pse shkollë verore pikërisht me temë “Ndikimi i varfërisë mbi arsimin”?
Para katër vjet më parë, në suazat e rrjetit tonë, filluam të flasim në mënyrë më intensive mbi efektet të cilat varfëria i ka mbi arsimin e fëmijëve dhe çfarë mund të ndërmarrim që ta përmirësojmë situatën. U dërguam pyetësor organizatave anëtare në rrjet dhe i pyetëm se a kanë zbatuar projekte të cilat fokusohen konkretisht te varfëria dhe efektet e saj. Mësuam se edhe pse të gjitha organizatat janë të vetëdijshme për varfërinë si problem, asnjëra prej tyre nuk merret drejtpërdrejt me varfërinë, por ajo shihet si pyetje shoqëruese e grupit të qytetarëve të cilët përfaqësojnë grup të lëndueshëm në një bazë tjetër, më shpesh në bazë të etnikumit. Në NEPC duam ta ndryshojmë këtë dhe ta rrisim vetëdijen e arsimtarëve në rajon mbi efektet e varfërisë në bazë të suksesit të fëmijëve në mësim, por edhe t’u japim mjete konkrete të cilat mund t’i përdorin në klasa, shkolla dhe komuna. Shkolla verore është vetëm një prej mënyrave që ta arrijmë këtë.

Së pari, ta përkufizojmë konceptin mbi varfërinë. A është kjo vetëm mungesë e mjeteve financiare apo i përmban në vete implikacionet më të thella shumë dimensionale?
Ekzistojnë përkufizime të ndryshme mbi varfërinë, por sipas të gjithëve atyre varfëria është shumë më tepër se mungesë e mjeteve financiare dhe resurseve. Varfëria lidhet ngushë me mungesën e përzgjedhjeve dhe mundësive dhe pothuajse ekziston gjithmonë edhe shkelje e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut. Për shumë njerëz dhe fëmijë, varfëria nënkupton edhe margjinalizim social, kujdes të pamjaftueshëm shëndetësor, nuk kanë qasje te arsimi dhe kultura. Mund të flasim edhe për varfëri situata, varfëri urbane, rurale, relative apo të përgjithshme, si koncepte.

Untitled 23

Fotografi nga projekti “Inkluzioni social i fëmijëve dhe të rinjve nga rajonet e pazhvilluara ekonomike në Maqedoni”

A ekziston “kulturë e varfërisë” apo kjo është vetëm një mit? A mund të flasim për një ekzemplar të vetëm sjelljeje të cilin e ndjekin të gjithë njerëzit të cilët jetojnë në varfëri?
Për fat të keq, në shumë shoqëri ekziston përgjithësim dhe si rrjedhim edhe paragjykime për fëmijët dhe njerëzit të cilët jetojnë në varfëri. Kjo e zmadhon shtesë edhe izolimin e tyre social, kurse shkon edhe deri në klasicizëm. Hulumtime të shumta dëshmojnë se “kultura e varfërisë” është vetëm një mit dhe se obligimi ynë si arsimtarë është që të flasim hapur për të. Si shoqëri duhet të punojmë për drejtësi sociale dhe për krijim të mundësive të barabarta, në vend që të kërkojmë rrugëdalje dhe narrative të cilat e ushqejnë mitin mbi “kulturën për varfërinë”.

A konsideroni se u është kushtuar vëmendja e nevojshme efekteve të cilat varfëria i ka mbi arsimin e fëmijëve në rajonin tonë?
Përfundimisht jo. Me këtë nuk dua të them se asgjë nuk bëhet në lidhje me këtë pyetje. Përkundrazi, në vende të ndryshme zbatohen masa të ndryshme sociale apo arsimore për zvogëlim të efekteve të varfërisë mbi suksesin në të mësuar. Megjithatë, ajo që bëhet nuk mjafton dhe varfëria është ende temë tabu në rajonin tonë. Ajo konsiderohet si diçka e turpshme dhe konsiderohet se mbart me vete edhe një sërë dukurish të tjera shoqërore të cilat nuk adresohen si duhet, as në nivel shoqëror as në nivel shkollor.

A ekzistojnë praktika pozitive nga rajoni për faktin se si mund të zvogëlohet ndikimi i statusit social-ekonomik mbi suksesin akademik të nxënësve?
Varet çfarë nënkuptoni me rajonin tonë, nëse merret rajoni ku vepron rrjeti NEPC-së, Estonia është mjaft e suksesshme në atë aspekt. Rezultatet e tyre nga studimi ndërkombëtar PISA i zbatuar në vitin 2015, e vërteton këtë, kurse gjatë vizitës sonë para pak kohe aty pamë një sërë masash pozitive të cilat i zbatojnë. Ushqim dhe transport pa pagesë për nxënësit me status të ulët social-ekonomik, mbështetje arsimore pa pagesë dhe aktivitete jashtë arsimore, si dhe përfshirje të të gjithë bashkësisë. Mirëqenia e fëmijëve lidhet drejtpërdrejt me suksesin e tyre në mësim, kështu që duket se estonezët janë në rrugë të mirë që ta arrijnë këtë gjë.

Çfarë mund të bëjnë arsimtarët që të krijojnë mjedis për të mësuar me mundësi të barabarta dhe të njëjta për të gjithë nxënësit?
Ekzistojnë shumë gjëra të cilat arsimtarët mund t’i bëjnë për të gjithë fëmijët që ata të ndjejnë kënaqësi në klasë. Duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm se jo të gjithë fëmijët kanë qasje të barabartë te resurset për të mësuar dhe se jo të gjithë prindërit kanë mundësi t’i ndihmojnë me mësimet në shtëpi. Gjithashtu, nuk duhet të supozojmë se të gjithë fëmijët kanë internet apo kompjuter në shtëpi. Do të donim të rekomandojmë një libër të Pol Gorskit me titull “Miti për varfërinë” (Myths on Poverty – Paul Gorski) ku në një mënyrë të bukur është përshkruar se çfarë mund të bëjmë ne si arsimtarë. dete na kuka

Fotografi nga projekti “Inkluzioni social i fëmijëve dhe të rinjve nga rajonet e pazhvilluara ekonomike në Maqedoni”

Si mund të ndërtojmë sisteme arsimore më të drejta? Çfarë mund të bëhet në nivel individual, shkollor dhe nacional?
Mundësitë e barabarta në arsim janë qëllimi i lartë i rrjetit NEPC-së dhe gjithçka që bëjmë e bëjmë në atë drejtim. Ekzistojnë pengesa të shumta dhe ky është një qëllim i cili nuk arrihet lehtë dhe shpejt. Megjithatë, ekzistojnë masa të cilat mund të ndërmerren menjëherë në klasë apo në nivel shkolle, ndërsa për ato nuk nevojiten mjete financiare. Është e rëndësishme të mos humbasim dhe të mos dekurajohemi nga sfidat e shoqërisë. Kur jemi te masat shkollore për zbatimin e të cilave nuk na nevojitet asnjë lloj resursesh, shkollat mund të vendosin politikë për regjistrim të nxënësve me status të ulët social-ekonomik i cili do t’u mundësojë të regjistrohen në shkolla shtetërore më cilësore.

Rrjeti NEPC sapo nisi me zbatimin e projektit “Roli dhe detyrat e arsimit në rrëzimin e tabuve për varfërinë”, me ndihmë financiare të Erazmus+, i cili do të ofrojë propozim-politika dhe praktika për krijim të një arsimi më të drejtë. Edhe Maqedonia është përfshirë në këtë projekt dhe shpresojmë se do të efekt të drejtpërdrejtë edhe në shkollat tuaja.


PARTNERËT

USAID OSI Member of ISSA-logo-final FOSIM
Надеж EU DIC Биро за развој на образованието