КОМPONENTI 5:
Përfshirja e familjes dhe komunitetit 

“Shkrim-leximi nuk është temë e cila i tangon vetëm mësimdhënësit, shkollat dhe institucionet arsimore, por prek shumë aspekte të jetës tonë të përditshme. Të gjithë ne kemi rol në krijimin e kulturës së leximit në Maqedoni. Çdonjëri prej nesh mund të kontribuojë drejt arsimimit më të mirë të fëmijëve tanë, ju inkurajoj të përfshiheni në aktivitetet e planifikuara të projektit “Leximi ju bën udhëheqës” dhe të punoni me nxënësit e ri,” ka cekur Xhejms Stajn, Drejtor i Misionit të USAID-it në Maqedoni në fjalimin e tij gjatë hapjes së projektit tonë.
Ky është edhe qëllimi i këtij komponenti – përfshirja e sa më tepër prindërve, anëtarëve tjerë të familjes dhe pjesëtarëve të bashkësisë lokale në aktivitetet e përbashkëta me nxënësit e ri, si dhe komunitetin shkollor. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë të informuar, për ta rritur vetëdijen publike për rëndësinë e aftësimit për shkrim-lexim dhe matematikor, që janë të domosdoshme për zhvillimin intelektual të fëmijëve.

View the embedded image gallery online at:
http://stepbystep.org.mk/al/5#sigProIdc3f6b27222

Përmes këtij komponenti, ekipi i projektit shtrihet në të gjitha pjesët e vendit, në zonat rurale dhe urbane, duke sjellur nisma dhe aktivitete kreative, si për shembull:

  • Punëtori kreative për arsimtarë dhe prindër – Ekipi i Projektit organizon në shkollat punëtori për përpilim të librave me ilustrime ose për teknika për matematikë.
  • “Leximi dhe matematika janë zbavitëse” – Ekipi i projektit së bashku me persona të njohur, të adhuruara nga nxënësit e ri, i vizitojnë shkollat dhe bashkësitë lokale, për të marrë pjesë në sesionet e leximit të përbashkët. Projekti tashmë ka realizuar bashkëpunim me personazhe të njohura, si Sashko Kocev (aktor), Gorasd Cvetkovski (aktor), Amernis Nokshiqi (aktore), Naumçe Mojsovski (hendbollist), Venera Lumani (këngëtare), Toni Zen (këngëtar), Julijana Stefanova (aktore), Petar Gorko (aktor). Lista do të zgjerohet edhe më tej me persona të njohur nga fusha e artit, shkencës dhe sportit.
  • Biblioteka me rrota – Automjet me pajisje bashkëkohore, me shumë libra për ngjyrosje, libra, mjete matematikore didaktike dhe përmbajtje digjitale. Automjeti udhëton në të gjitha rajonet e vendit dhe vjen në bashkësinë tuaj lokale, për të mësuar dhe shoqëruar me nxënësit.
  • Qendra Kreative e Fëmijëve - Në kuadër të projektit është rinovuar dhe pajisur Qendra Kreative e Fëmijëve pranë Qendrës Kulturore të Rinjve. QKF është shndërruar në qendre socializimi, e para e këtij lloji në vend, e cila nxënësve iu mundëson të jenë pjesë e aktiviteteve për gjuhë dhe matematikë, së bashku me prindërit dhe arsimtarët e tyre. Kjo hapësirë është me karakter të hapur, ku mësimdhënësit do të kenë mundësi të japin kontributin e tyre me shembuj pozitiv nga praktika e tyre mësimore. Nëse jeni interesuar ta vizitoni këtë qendër, për më shumë informacione lexoni këtu

Në pjesën PËRFSHIHUNI lexoni si mund të bëheni pjesë e aktiviteteve të përbashkëta, të cilat i realizon projekti me qëllim të përfshirjes së përfaqësuesve të shkollave, prindërve dhe anëtarëve tjerë të familjeve të nxënësve, si dhe anëtarëve të bashkësisë lokale.

_________________________________________________________

 

Informatat në këtë faqe interneti nuk janë informata zyrtare të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së ShBA-ve.

PARTNERËT E PROJEKTIT

 

USAID MON logo DIClogo
 Градска Библиотека Скопје Биро за развој на образованието MKC logo