КОMPONENTI 4:
Resurset digjitale për mësim

Është më se e qartë që në shekullin teknologjik, mediet digjitale dhe sociale kanë rol të madh në jetën e përditshme të nxënësve. Andaj, komponenti do të krijojë dhe përshtatë materiale mësimore në lëndën e gjuhës amtare dhe matematikës, në formën e audio-librave, librave për ngjyrosje, lojërave dhe nxitjes së shfrytëzimit të teknologjisë informative-kompjuterike gjatë mësimit të gjuhës amtare dhe matematikës. Në këtë mënyrë, do t’i shfrytëzojmë resurset digjitale dhe teknologjinë për t’ia afruar përmbajtjet mësimore nxënësve, duke e shfrytëzuar gjuhën të cilën ata e zotojnë mirë, gjuhën teknologjike.

Në kuadër të këtij komponenti përpilohen resurse digjitale që janë në disponim në Bibliotekës tonë digjitale:

  • libra elektronike për fëmijë, në format PDF, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke 
  • libra audio-digjitale në gjuhën maqedonase dhe shqipe 
  • libra për fëmijë me gjuhën e shenjave 
  • aktivitete të tjera elektronike 

View the embedded image gallery online at:
http://stepbystep.org.mk/al/4#sigProId03787edfbb

Përveç resurseve në formë digjitale, projekti botoi përmbledhje me 20 tituj librash me ilustrime "Biblioteka jonë e parë" dhe e distribuoi në gjuhën maqedonase dhe shqipe në të gjitha klasat e ciklit të parë dhe në të gjitha biblioteka të shkollave dhe publike. Qëllimi i kësaj iniciative është që të rritet qasja deri në resurse të botuara për fëmijë edhe për ta kultivuar dashurinë ndaj librave në formë tradicionale të shtypur, edhe në shekullin e teknologjisë.

Në kuadër të këtij komponenti do të përgatitet dhe realizohet trajnimi për përdorimin e teknologjisë informatike-kompjuterike në të mësuarin e gjuhës amtare dhe matematikës në klasat e ulëta. Arsimtarëve të cilët dëshirojnë të krijojnë përmbajtje mësimore digjitale, u ofrojmë mbështetje gjatë përdorimit të ndonjë prej burimeve të shumta të hapura që gjenden onlajn, kurse kjo na jep mundësi t’i mbledhim dhe t’i shpërhapim përgatitjet e tyre për orën e mësimit ku i përdorin librat digjitalë me ilustrime të botuara nëpërmjet projektit tonë. 

_________________________________________________________

 

Informatat në këtë faqe interneti nuk janë informata zyrtare të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së ShBA-ve.

PARTNERËT E PROJEKTIT

 

USAID MON logo DIClogo
 Градска Библиотека Скопје Биро за развој на образованието MKC logo