КОМPONENTI 3:
Komunitetet për mësim 

Gjëja e parë që na bie ndër mend kur e përdorim shprehjen “zhvillim profesional” janë proceset formale si konferencat, trajnimet, apo punëtoritë. Sidoqoftë, shanset përkatëse për zhvillim profesional janë edhe kontekstet joformale si diskutimet midis kolegëve, leximi apo hulumtimi i pavarur, mbikëqyrja e orëve, si dhe mënyrat e tjera të të mësuarit prej kolegëve.

Pikërisht kjo është idea themelore e komuniteteve për mësim të cilat i ka krijuar Projekti “Leximi ju bën udhëheqës”. Komunitetet për mësim janë hapësirë e sigurt për arsimtarët dhe kuadri tjetër në shkollë, që të shkëmbejnë ide dhe përvoja dhe të punojnë mbi aktivitete zhvillimore me qëllim që të përmirësohet shkrim-leximi i hershëm gjuhësor dhe matematikor. Procesin e të mësuarit e udhëheq mentori i emëruar nga projekti. 

View the embedded image gallery online at:
http://stepbystep.org.mk/al/3#sigProIdb3ce702f78

Mandej, komuinitetet dalin përtej vetë shkollave, duke u bërë pjesë e një rrjeti më të gjerë, rajonal. Fuqia e këtyre komuniteteve është në modelin e tyre të thjeshtë, por të qëndrueshëm në suazat e të cilit vetë anëtarët janë burim i zhvillimit profesional dhe përmirësimit të praktikës arsimore.

Në kuadër të komponentit publikuam ednje një doracak që ka për qëllim të përshkruan konceptin e bashkësive për nxënie dhe i ofron të gjitha udhëzimet dhe materialet e nevojitura për të formuar një bashkësi për nxënie në kuadër të shkollës. Doracakun në gjuhën shqipe mund ta gjeni KËTU, ndërsa Fondacioni "Hap pas hapi" është në dispozicion për mbështetje të më tutjeshme për të gjitha shkollat e interesuara për formimin e bashkësive për nxënie.

_________________________________________________________

 

Informatat në këtë faqe interneti nuk janë informata zyrtare të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së ShBA-ve.

PARTNERËT E PROJEKTIT

 

USAID MON logo DIClogo
 Градска Библиотека Скопје Биро за развој на образованието MKC logo