КОМPONENTI 2:
Zhvillimi profesional

Në bazë të rezultateve të vlerësimeve të shkrim-leximit gjuhësor dhe matematikor, si dhe në bazë të nevojave të arsimtarëve për zhvillim profesional, Projekti “Leximi ju bën udhëheqës” organizon trajnime për përfaqësuesit e të gjitha shkollave fillore në shtet me qëllim që t’i përmirësojë metoda arsimore të cilat përdoren në klasat e ciklit të ulët. Organizojmë tri tipa trajnimesh: 

  • "Lexojmë, mësojmë, zbavitemi" - trajnime për arsimtarët e klasave të ulëta me teknika për mësimdhënie për gjuhën amtare në mënyrë inovative dhe zbavitëse 
  • "Matematika+" - trajnime për arsimtarët e klasave të ulëta me teknika për mësimdhënie për matematikë në mënyrë inovative dhe zbavitëse
  • "Klasa jonë - bota jonë" - Aksione për ridekorim të klasave me përfshitje të arsimtarëve dhe prindërve. Qëllimi i këtyre aksioneve është që klasat e zbrazura dhe jotërheqëse i shndërrojnë në një mjedis të këndshëm, stimulues dhe frymëzues

View the embedded image gallery online at:
http://stepbystep.org.mk/al/2#sigProIdca8d57396e

Hulumtimi dhe përvoja na vërtetojnë se zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe me cilësi të lartë i arsimtarëve i përparon njohuritë mbi përmbajtjet mësimore dhe shkathtësitë pedagogjike, ofron mundësi për ushtrim, hulumtim dhe refleksion dhe njëkohësisht çon drejt qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit. Zhvillimi profesional u nevojitet njëkohësisht si arsimtarëve më të rinj, ashtu dhe arsimtarëve më me përvojë sepse u mundëson të jenë në rrjedhë me trendet bashkëkohore. Duke investuar tek arsimtarët tanë investojmë në suksesin e shkollave tona dhe suksesin e fëmijëve tanë.

_________________________________________________________

 

Informatat në këtë faqe interneti nuk janë informata zyrtare të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së ShBA-ve.

PARTNERËT E PROJEKTIT

 

USAID MON logo DIClogo
 Градска Библиотека Скопје Биро за развој на образованието MKC logo