КОMPONENTI 1:
Vlerësimi i dijes nga fusha e gjuhës dhe matematikës 

Projekti i USAID-it "Leximi ju bën udhëheqës" ka sjellë në Maqedoni për herë të parë dy instrumente për vlerësim: EGRA (Early Grade Reading Assessment) instrument për vlerësimin e të arriturave në lëndën e gjuhës dhe EGMA (Early Grade Mathematics Assessment) instrument për vlerësimin e të arriturve të matematikës. Së pari të krijuara nga USAID-i dhe Banka Botërore këto instrumente kanë një spektër dhe shpërhapje globale, përdoren në 70 vende në mbarë botën dhe janë përshtatur në mbi 120 gjuhë. Projekti ynë i përshtati në maqedonisht, shqip dhe turqisht.

Të zbatuara në gjuhën të cilën fëmija mund ta kuptojë, dhe nga një vlerësues i trajnuar, këto testime me gojë, siç dëshmuan hulumtimet janë në përputhje me shkathtësitë themelore të cilat fëmijët mund dhe duhet t’i përvetësojnë në fazën më të hershme të arsimit. Projekti i USAD-it “Leximi ju bën udhëheqës” mundësoi trajnim dhe nga një kompjuter tablet për përfaqësuesit e të gjitha shkollave fillore në Maqedoni, me qëllim që ta bëjë procesin e mbledhjes së të dhënave më efikas, kurse rezultatet më të besueshme.

View the embedded image gallery online at:
http://stepbystep.org.mk/al/1#sigProId935a0b318e

Në fillim të aktiviteteve të projektit, EGRA dhe EGMA fillimisht u pilotuan në 21 shkolla të përzgjedhura përmes procesit të thirrjes së hapur për shkollat. Numri i shkollave në të cilat do të bëhet vlerësimi po rritej gradualisht në fazat e ardhshme të projektit, duke përfshirë shkolla nga të gjitha pjesët e vendit.

Në maj 2014, u zbatua studimi për vlerësim të gjendjes fillestare për arritjet e nxënësve në fushën e gjuhës dhe matematikës në 42 shkolla. Raporti i plotë në gjuhën maqedonase mund ta gjeni këtu

Në maj 2015, u zbatua studimi për vlerësim të gjendjes fillestare për arritjet e nxënësve në fushën e gjuhës dhe matematikës në 62 shkolla. Raporti i plotë në gjuhën shqipe mund ta gjeni këtu. 

Që nga shtatori 2015, sipas kërkesës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të gjitha shkolla fillore në Republikën a Maqedonisë u kyçen që të jenë pjesë a studimit nacional në maj 2016. Raporti nga ky studimi mund ta gjeni këtu. Njëkohësisht, vazhdojmë ta ndjekim përparimin e nxënësve të përzgjedhur në 42 shkolla, proces të cilin e filluam në vitin 2014. Projekti ka organizuar trajnime për përfaqësues nga të gjitha shkollave për administrim të EGRA dhe EGMA në tablet kompjuter. Përgjigje dhe shpjegime për pyetjet më të shpeshta në lidhje me përdorimin e instrumenteve, mund të gjeni KËTU (në gjuhën maqedonase).

Gjatë procesit mbledhim të dhëna kontekstuale me qëllim që të fitohet një pamje më e gjerë për faktorët që ndikojnë mbi shkrim-leximin të nxënësve.

Rezultatet ua tregojmë shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore relevante me qëllim që të identifikohen shkathtësitë kryesore dhe fushat të cilat duhet të përmirësohen, të ngrihet vetëdija publike mbi rëndësinë e këtyre kompetencave, të përmirësohet politika arsimore dhe programi arsimor. Në periudhën në vazhdim, rezultatet e vlerësimeve do t’i shfrytëzojmë që të përpilojmë indikatorë për leximin, kështu që mësuesit do t’i identifikojnë më lehtë ata nxënës të cilët nuk i arrijnë pritjet e vendosura dhe qëllimet arsimore dhe atyre t’u mundësohet mbështetje përkatëse.

_________________________________________________________

 

Informatat në këtë faqe interneti nuk janë informata zyrtare të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së ShBA-ve.

PARTNERËT E PROJEKTIT

 

USAID MON logo DIClogo
 Градска Библиотека Скопје Биро за развој на образованието MKC logo