• 7642769922_22bf3e5b61_o - Copy.jpg
  • crop_6848.jpg
  • crop_6867.jpg
  • DKC.jpg
  • DSC_0038.jpg
  • DSC_0049.jpg
  • DSC_0072 Ff.jpg
  • DSC_0077.jpg
  • DSC_0084.jpg
  • DSC_0120.jpg
  • DSC_0162.jpg
  • DSC_0199.jpg
  • DSC_0224.jpg
  • DSC_0225.jpg
  • DSC_0255.jpg
  • DSC_0572ubavo mi stojat.jpg
  • DSC_0739.jpg
  • IMG_1283.jpg
  • IMG_2158.jpg
  • IMG_6521.jpg
Në klasë çdo fëmijë duhet të ndihet si pjesë e familjes ku ndjenjat, nevojat, idetë dhe përvojat e tyre respektohen.
“Mësuesit duhet t’i nxitin nxënësit që ta hulumtojnë botën, t’i mbështesin në parashtrimin e pyetjeve dhe kërkimin e përgjigjeve dhe t’i nxitin ta kuptojnë ndërlikimin e botës!” - Bruks
“Mësues të suksesshëm janë ata të cilët e kanë edukuar klasën e vet dhe janë në gjendje të thonë: Nxënësit do të vazhdojnë të punojnë aktivitetet e veta, pa marrë parasysh a jam unë me ta apo jo.” Maria Montesori
Mësuesi e mbjell farën. Kujdeset për të. E ndjek ndërsa lulëzon dhe rritet. Mësuesi është dielli, uji dhe ushqimi.
Talenti për të mësuar të tjerët është i vetmi talent i cili nënkupton dëshirë, nevojë dhe pasion. Të mësosh të tjerët është art instinkti, zgjim i potencialeve, kërkim i njohurive, durim dhe lidhje.
Fjalët i flasin mendjes. Mësuesi i flet zemrës!
Familja është shkolla e parë e fëmijës.
Mësuesit kompetentë për shekullin XXI e dinë se detyrat e tyre nënkuptojnë shumë më tepër se mësimet e ligjëruara, e dinë se përgjegjësitë e tyre  janë shumë më tepër se plotësimi i programeve të dhëna.
“Edukimi i drejtë qëndron te fakti prej secilit të nxirret në pah ajo që është më e mira tek ai” - Gandi
“Mësimi është aventurë e përjetshme – fillon me lindjen dhe na ndjek tërë jetën.”
“Më jep peshk, do të ha një ditë. Mësomë të peshkoj do të jem i ngopur gjithë jetën!” – Fjalë e urtë popullore
“Fantazia është më e rëndësishme se njohuria!” – Ajnshtajn
“Ne besojmë se fëmijët janë e ardhmja jonë. T’ua tregojmë bukurinë që e mbartin në vete dhe të bëjmë gjithçka që të ndjehen krenarë. E qeshura e tyre le të na kujtojë se si kemi qenë dikur.” – Xhorxh Benson
Nëse planifikoni për 10 vjetët e ardhshme – mbillni pemë. Nëse bëni plane për 100 vjetët e ardhshme  - mësojini fëmijët.
Arsimi është çlirimi i asaj që fle në shpirt. Është përgjegjësia jonë t’u mundësojmë fëmijëve që t’i zhvillojnë tërësisht potencialet e veta. Ajo se çfarë mund të bëhet fëmija varet nga të rriturit.
“Mos i kufizoni fëmijët me mësimin tuaj personal, sepse ata kanë lindur të jetojnë në një kohë tjetër!” – Fjalë e urtë hebraike
“Mësuesi i vetëm i denjë për të mbajë atë emër është ai që zgjon shpirtin e mendimit të lirë dhe ai që e zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë personale!” – Jan Amos Komenski
Të mësuarit është përvojë e përbashkët e fëmijëve dhe të rriturve. Gjithçka që mund të mësojnë është ajo që mund të zbulojnë me njëri-tjetrin.
“Nxënësit të cilët mësojnë në mjedis stimulues, mund të zgjidhin probleme dhe të marrin vendime në mënyrë efektive!” - Dikson
“Mendja nuk është anije që ta ngarkosh, mendja është organ që duhet ta vësh në punë!”- Plutark
“Fëmijëria është periudhë e mundësive të jashtëzakonshme. Prandaj duhet t’i ndihmojmë fëmijët ta shfrytëzojnë këtë periudhë – ta nxitim kërshërinë e tyre dhe dëshirën për mësim dhe hulumtim.
Të mësuarit është kërshëri, futje në sfida, refuzim që gjërat të pranohen pa shpjegim.
“Me metoda të këqija madje dhe librat dhe mësuesit e mirë bëhen të padobishëm!” – Tomasio
Kur nuk do të jemi më, për një pjesë të madhe prej nesh do të kujtohen vetëm disa. Mësuesit i mbajnë mend me mijëra vetë deri në fund të jetës.
Kujdesi, shqetësimi dhe mësimi janë të pandashme sepse mirëqenia e fëmijës është baza e mësimit të tij.
Arsimi nuk është vetëm përgatitje për jetën. Arsimi është vetë jeta.
“Silluni me njerëzit sikur të jenë ajo që duhet të jenë dhe do t’i ndihmoni të bëhen ajo që me të vërtetë janë të aftë!” – Gete
Çdo fëmijë dhe familje duhet të përfshihet, respektohet dhe vlerësohet.
Hovi i gjeneratave të të ardhmes është në duart e mësuesve të të sotshmes.
“Arti më i lartë i çdo mësuesi është ta zgjojë dëshirën dhe pasionin për shprehje kreative dhe për të mësuar!” – Ajnshtajni
Kur mësuesi mëson të tjerët, mëson edhe vetë. Kur fëmija mëson ai mëson të tjerët.
Mësuesi kompetent për shekullin XXI i mëson fëmijët që dallimet t’i kuptojnë si pasuri. Të ndërtojnë dhe të jenë anëtarë aktivë të shoqërisë së hapur. Shoqëri e cila bazohet në barazi dhe respekt.

MIRËSEERDHËT!

Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” – Maqedonia angazhohet për arsim më cilësor nëpërmjet demokratizimit të procesit arsimor dhe e përfaqëson idenë për trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme të kuadrit edukues-arsimor, pedagogëve, drejtorëve të kopshteve dhe shkollave, duke u kujdesur për bashkëpunimin e frytshëm me ministritë kompetente dhe me institucionet pedagogjike. Fondacioni, udhëheq, koordinon, merr pjesë dhe zbaton drejtpërdrejt aktivitete të cilat promovojnë inovacione, përparim dhe zhvillim të punës në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë.

PARTNERËT

USAID OSI Member of ISSA-logo-final FOSIM
Надеж EU DIC Dendo